99

REUTERS
Cassano kalon te Parma
4 July, 2013 @8:29
Një njoftim në faqen zyrtare të klubit Parma, ka bërë të ditur se Antonio Cassano tashmë është lojtar i ekipit verdhë-e-kaltër.
Cassano 30 vjeçar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Parmën dhe prezentimi i tij pritet të bëhet sot në stadiumin Ennio Tardini.
Cassano që la Milanin për Interin dy stinorë më parë, te skuadra e tij e re Parma, do të bart fanellën me numrin e tij të favorizuar 99.