LOS BLANCOS

Foot Planet
Prezentohet Isco
3 July, 2013 @14:53
Afro tetë mijë tifozë madrilenë ishin mbledhur në Santiago Bernabeu sot për të përshëndetur lojtarin e ri të klubit të tyre. Isco, 21 vjeç, u prezentua nga kryetari i klubit, Florentino Perez, ndërsa vetë mesfushori i talentuar spanjoll tha se është krenar që gjindet në klubin më të madh në botë.
Tani më ish lojtari i Malagas, Isco, gjithashtu ka përmendur edhe rëndësinë e të punuarit me trajnerin e ri të Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Isco ka bërë bujë në stinorin e fundit duke befasuar opinionin europian me skuadrën e Malagës, me të cilët arritën deri në TOP 8 skuadrat europiane. Isco ka marrë numrin 23 në fanellë, numër të cilin në vitet e fundit e kanë mbajtur mesfushorët e rëndësishëm të skuadrës si Mesut Ozil dhe David Beckham. Ai ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra, por në fund ka zgjedhur Real Madridin pas insistimit të drejtorit sportiv, legjendës françeze, Zinedine Zidane.