SILVA

REUTERS
S’ka kontakt me Barcelonën
3 July, 2013 @0:15
Futbollisti brazilian i Paris St Germain, Thiago Silva, në ditët e kaluara ka qenë temë e mediave spanjolle, për një kalim të mundshëm te Barcelona.
Mirëpo, agjenti i tij, Paulo Tonietto, ka qenë i qartë, i prerë, në përgjigjen e tij të cilën e transmetoi Sky Sports pak më parë.
“Nuk është e vërtetë. Nëse Barcelona do të kishte qenë e interesuar për Thiago Silvan, do të fliste me PSG-në, jo me mua. Kjo gjë është vështirë e mundshme, sepse ai ka kontratë me parisienët dhe ata nuk dëshirojnë ta shesin,” ka thënë Tonietto për RAC 1, raporton Sky.
Thiago Silva ka komanduar mbrojtjen e Brazilit drejt triumfit në Kupën e Konfederatave dhe konsiderohet njëri ndër qendërmbrojtësit më stabil në botë sot. Ai para se të kalojë në Paris St Germain, ka qenë pjesë e Milanit.