EDINSON

REUTERS
Kthesë te Cavani
2 July, 2013 @11:49
E përditshmja spanjolle, AS, ka raportuar sot se sulmuesi uruguajan i Napolit, Edinson Cavani, që ishte shumë afër kalimit për në Real Madrid, është përafruar me Chelsean e Jose Mourinhos.
Sipas AS-it, Cavani është pajtuar me ofertën e Chelseat, që është 9 milionë euro në vjet të sigurta, plus bonuset.
Napoli është duke kërkuar 63 milionë euro për ta lëshuar lojtarin, ndërsa Chelsea deri më tani ka ofruar më së shumti 50 milionë euro. Napolitanët janë të gatshëm të pranojnë shumën e kërkuar edhe me këste.