EL 2013/14

REUTERS
Teli e Agolli në Shkup
2 July, 2013 @8:56
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, mbrojtësi Admir Teli dhe mesfushori Ansi Agolli sot në Shkup të Maqedonisë do t’ia nisin aventurën e tyre europiane për stinorin 2013/14.
Skuadra e dyshes kuqezi, Qarabag, do të ndeshet në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve për Europa Leuage me Metalurgun e Shkupit në stadiumin Filipi II.
Agolli e Teli ka kohë që luajnë në ligën elite të Azerbejxhanit dhe stinorin e fundit e patën përfunduar në vendin e dytë, vetëm tre pikë më pak se Neftçi që u shpallë kampion.
Ndeshja ndërmjet Metalurgut dhe Qarabagut luhet sot prej 17:45.