THE GUNNERS

Eurosport
Edhe një talent
1 July, 2013 @22:45
Arsenal ka transferuar sulmuesin që premton Yaya Sanogo nga Auxerre. I riu françez që ka shënuar 11 gola me Auxerre-in në 24 paraqitje është transferimi i parë i klubit nga Londra.
Sanogos i kishte përfunduar kontrata me klubin françez dhe Arsene Wenger e shfrytëzoi rastin që ta transferojë atë si lojtar i lirë.
“Sanogo është transfer i mirë për ne. Ai ka treguar potencialin e tij me lojërat e tij në Auxerre dhe Francën U-20. Ai do të zhvillohet edhe më shumë te skuadra jonë,” kanë qenë fjalët e Wengerit të thëna për faqen zyrtare të Topçinjëve nga Londra.
Sanogo do t’i bashkohet skuadrës së tij të re pasi që të përfundojë aventurën në Kampionatin Botëor U-20 që po mbahet në Turqi. Ai ka shënuar dy herë në fazat grupore të Botërorit U-20 deri më sot.