BARÇA

REUTERS
Operohet Neymar!
1 July, 2013 @14:42
Sulmuesi fantastik brazilian, Neymar, që e mbylli Kupën e Konfederatave si lojtar më i mirë i turneut dhe fitues i këpucës së bronztë, do të shkojë në operacion para udhëtimit në Spanjë. Borozani.com
Neymar 21 vjeçar që kaloi në Barcelonë për afro 60 milionë euro, do të hyjë në operacion për të rregulluar një problem në fytin e tij, ka njoftuar vetë futbollisti sot, transmetojnë mediat e ndryshme botërore.
”Është një problem që e kam dhe më pengon gjithnjë. Do ta operoj ashtu që të lirohem njëherë e përgjithmonë nga ky problem,” i ka thënë Neymar mediave.
Neymar ka shënuar gol në çdo ndeshje të Kupës së Konfederatave, përveç ndaj Uruguajit. Ai ka pasur një paraqitje mbresëlënëse me Brazilin, gjatë gjithë kësaj gare, ndërsa në finale mposhtën Spanjën e pamposhtur në 22 ndeshje.