TALENTËT

Daily Mail
Tottenham merr kajmakun kroat
1 July, 2013 @10:51
Dy super djelmoshat kroat janë tani më anëtarë të Tottenham Hotspurs. Alen Halilovic dhe Tin Jedvaj, të dy nga 17 vjet.
Halilovic stinorin e kaluar ka debutuar me Dinamon në Ligë të Kampionëve, duke u bërë futbollisti i dytë më i ri që ka debutuar në këtë garë. Ai ka debutuar edhe me përfaqësuesen kroate, ndërsa krahasohet me ish lojtarin e Tottenhamit, Luka Modric.
Ndërkaq, mbrojtësi Jedvaj është anëtar i rregullt i përfaqësueses U-19 të Kroacisë dhe ka bërë 13 paraqitje me ekipin e parë të Dinamos gjatë stinorit të fundit.
Mirko Barisic, zyrtar i Dinamos nga Zagrebi, ka konfirmuar se marrëveshja virtualisht është bërë për çiftin e skuadrës nga Maksimir.
Tottenham ka fituar garën me Manchester Cityn dhe Romën për këta dy lojtarë. Halilovic ka qenë gjithashtu synim i nënkampionit anglez, ndërsa Jedvaj është kërkuar me ngulm nga Roma.