VETERANI

Ambrosini në Firencë
30 June, 2013 @17:17
Mesfushori me përvojë, Massimo Ambrosini, brenda javës do të zyrtarizohet te klubi i tij i ri, Fiorentina. Pas 18 viteve të kaluara me Milanin, Ambrosini, i cili përflitej për një kalim të mundshëm edhe në West Ham United, ka vendosur që të mbetet në Itali dhe të shkojë për Firencë, ka njoftuar sot agjenti i tij, Moreno Roggi.
“Jemi në fazën finale të marrëveshjes dhe besoj që javën tjetër Ambrosini do të jetë i Fiorentinës,” ka thënë ai për mediat italiane.
Fiorentina para Ambrosinit 36 vjeçar, ka nënshkruar edhe me Joaquin, Yakovenko, Marcos dhe Munua, si përforcime për stinorin e ri.