DEL PIERO

REUTERS
Refuzon ofertën europiane
28 June, 2013 @23:56
Legjenda e futbollit italian dhe Juventusit, Alessandro Del Piero, ka refuzuar ofertën e Ajaccios për shkaqe familjare dhe ka vendosur që të luaj edhe një stinor në Australi.
“Për disa javë kemi qenë në biseda me sulmuesin e famshëm italian, Alessandro Del Piero, por ai nuk ka pranuar të vijë te ne për shkak të arsyeve familjare,” ka shkruar sot në faqen zyrtare klubi korsikan, Ajaccio.
Ajaccio ka emëruar trajner ish bashkëlojtarin e Del Pieros, Fabrizio Ravanelli. Del Piero luan për skuadrën e Sydney në A-League të Australisë.