BOSHNJAKU

Eurosport
Spahic ne Ligë të Kampionëve
28 June, 2013 @19:16
Qendërmbrojtësi me përvojë, Emir Spahic, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Bayer Leverkusenit, ka thënë drejtori sportiv i këtij klubi, Rudi Voller.
Spahic, 32 vjeçar, gjatë gjysmëstinorit pranveror 2012/13 ka qenë pjesë e Anzhi Makhachkala të Rusisë si huazim.
‘Aspirinët’ e Bayerit kanë paguar 3 milionë euro Sevillës dëmshpërblim për shërbimet e Spahicit.
“Ai do të na ndihmojë që të arrijmë synimet tona në Bundesligë, Kupën gjermane dhe natyrisht Ligë të Kampionëve,” ka thënë legjenda e futbollit gjerman, Rudi Voller, që tash e sa vjet është drejtor sportiv i Bayer Leverkusenit, ku një kohë ka qenë edhe futbollist i tyre.