ARSHAVIN

REUTERS
Kthehet në fole
27 June, 2013 @15:37
Rusi Arshavin do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me klubin e tij të ri/ të vjetër, Zenit St Petersburg.
Atij i skadon kontrata me Arsenalin më datën 1 korrik dhe prej asaj dite do të jetë nën urdhërat e Luciano Spalletit.
Arshavin, 32 vjeç, i kishte kushtuar Arsenalit 20 milionë euro në janar të vitit 2009 kur e transferuan nga Zeniti.
Ai ka pasur 144 paraqitje për Arsenalin duke shënuar 31 herë në pesë stinorë, prej të cilave mbahet mend katërgolëshi ndaj Liverpoolit në prill të vitit 2009.
Zeniti ka përfunduar si nënkampion i Rusisë, pas CSKA Moskës. Trajneri Spalleti përveç Arshavinit në skuadër ka kthyer edhe Anatoliy Tymoshchukun nga Bayern si dhe portierin Yuri Ladygin nga Xanthi.