LOS BLANCOS

REUTERS
Oferta e re e Realit per Bale
27 June, 2013 @15:15
Dëshira e madhe e madrilenëve për të marrë lojtarin e vitit në Premier League, Gareth Bale, nuk ka të ndalur.
Krerët madrilen kanë hartuar një plan tjetër, të cilin mendojnë se Tottenham nuk do ta refuzojë.
Nënkampioni i Spanjës është i gatshëm që t’ia ofrojë 30 milionë euro ekipit nga Londra, bashkë me dyshen Gonzalo Higuain dhe Fabio Coentrao - vetëm e vetëm t’i bind drejtuesit e klubit nga veriu i Londrës që t’ua lirojnë uellsianin.
Mirëpo, sa do të kenë sukses në këtë, mbetet të shihet në ditët në vijim. Sipas The Daily Mirror, Real Madrid nuk do të donte që t’ua londinezëve menjëherë 85 milionë funta në kesh.