SCOLARI

REUTERS
S’jemi për Botëror
27 June, 2013 @10:19
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Uruguajit 2-1, Brazili siguroi finalen e tretë me radhë në Kupë të Konfederatave dhe regjistroi rekordin e kësaj gare me dhjetë fitore radhazi.
Por, asgjë nga këto të dhëna nuk e kënaq trajnerin e famshëm dhe me përvojë të tyre, Luiz Felipe Scolari.
“Ekipi ynë po piqet ende. është mirë që fituam ndaj Italisë dhe Uruguajit, por na duhet ende kohë. Nuk jemi të gatshëm për Kampionat Botëror ende,” ka thënë 64 vjeçari Scolari, transmetojnë mediat braziliane sot.
“Mos harroni ky është një Brazil i ri me moshë mesatare prej 26.22 vjetësh dhe ata po luajnë shumë mirë nëse krahasohet përvoja e tyre me rezultatet. Na duhet edhe pak kohë, përkundër se çdo ditë po bëhemi edhe më të mirë,” ka shtuar Scolari.
Brazili pas fitores së mbrëmshme ndaj Uruguajit 2-1, me golat që erdhën nga Fred dhe Paulinho, sonte do të kuptojë kundërshtarin e finales të së dielës, pasi që ndeshen Spanja-Italia.