REAL MADRID

REUTERS
Isco në Real Madrid
26 June, 2013 @22:12
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të ditur për një radio shtetërore se është arritur marrëveshje me mesfushorin e Malagas, Isco.
Futbollisti 21 vjeçar nesër do të jetë në Madrid, ku pasi t’i kalojë testet mjekësore do të zyrtarizohet si përforcimi i ri i mbretërve.
Çmimi dhe detajet të tjera rreth transferimit ende nuk janë bërë të ditura.
Isco këtë stinor është paraqitur në 37 ndeshje në La Liga me Malagan dhe ka shënuar 9 gola duke qenë lojtari kryesor i skuadrës.
Së fundi madrilenët kishin prezentuar italianin Carlo Ancelotti si kryetrajner, i cili do ta drejtojë skuadrën që nga ky stinor.