CONFEDERATIONS

REUTERS
Brazili-Uruguaji, sonte
26 June, 2013 @12:44
Brazili që përfundoi Grupin A si lider, me nëntë pikë të tubuara nga tre ndeshjet grupore, sonte pret Uruguajin në gjysmëfinale. Borozani.com
Uruguaji në anën tjetër, humbi vetëm nga Spanja e pamposhtshme në Grupin B dhe u kualifikua si e dyta.
A KA TË LËNDUAR DHE MUNGESA?
Luiz Felipe Scolari, trajner i Brazilit, ka skuadrën tërësisht të kompletuar. Atij i janë kthyer lehtë të lënduarit, Paulinho, David Luiz dhe Bernard.
Në anën tjetër te skuadra e Oscar Tabarezit, Uruguaj, Luis Suarez do të kthehet në formacion bazë, bashkë me qendërmbrojtësin Diego Godin. Gjithashtu, kthehet edhe kapiteni Diego Lugano, që vuajti suspendimin në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Tahitit, por mungon Andres Scotti, pasi që u përjashtua ndaj Tahitit.
ÇKA THANË TRAJNERËT PARA NDESHJES?!
Scolari: “Momenti vendimtar për kombëtaren braziliane është ky. Ne tashmë duhet të fitojmë Uruguajin dhe të dalim në finale. Ne duhet të gjejmë rrugë që të punojmë së bashku, jo të luftojmë me njëri-tjetrin, ndoshta pas pesë ose dhjetë viteve mund të kemi shtet më të mirë.”
Tabarez: “Është privilegj të luash kundër një kombi që ka fituar më së shumti Kupa Botërore në futboll. Të shohim se çka do të ndodh.”
FORMA E PËRFAQËSUESEVE
Në pesë ndeshjet e fundit Brazili ka shënuar katër fitore dhe njëherë ka barazuar (ndaj Anglisë, miqësore). Ndërsa Uruguaji në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar gjithashtu katër fitore, por ka një humbje (ndaj Spanjës, Kupa e Konfederatave).
BRAZIL-URUGUAJ, KOKË-MË-KOKË
Në pesë takimet e fundit në mes veti janë shënuar këto rezultate: Uruguaj-Brazil 0-4 (6 qershor 2009, Kualifikime për Botëror); Brazil-Uruguaj 2-1 (22 nëntor 2007, Kualifikime për Botëror); Uruguaj-Brazil 2-2 (me penallti fiton Brazili, 11 korrik 2007, Copa America); Uruguaj-Brazil 1-1 (30 mars 2005, Kualifikime për Botëror) dhe Brazil-Uruguaj 1-1 (me penallti fiton Brazili, 22 korrik 2004, Copa America).
Herën e fundit që Uruguaj e ka mposhtur Brazilin është në vitin 2001.
GOLASHËNUESIT
Golashënuesit më të mirë të Brazilit deri më tani në Kupën e Konfederatave janë: Neymar me tre dhe Fred me dy gola. Te Uruguaji, Abel Hernandez ka katër gola të shënuara, ndërsa Luis Suarez vjen pas tij me tre sosh.
Ndeshja luhet sonte në stadiumin e Guvernatorit Magalhaes Pinto të Belo Horizontes dhe fillon prej orës 21:00.
KUPA E KONFEDERATAVE, GJYSMËFINALJA:
21:00, Magalhaes Pinto, Belo Horizonte | Brazil-Uruguaj | Gjyqtar kryesor: Enrique Osses (Kili) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Brazili fiton - 1.33 | Barazim - 5.25 | Uruguaji fiton - 8.00 |