Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI

Juve siguron Tevezin

REUTERS

Juve siguron Tevezin


25 June, 2013 @22:41

Mediat italiane kanë dalë me njoftimin se drejtorët juventin, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici janë marrë veshë me drejtuesit e Manchester Cityt për transferimin e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez. 

Sky Italia, Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport, kanë njoftuar se Tevez tashmë është lojtar i Juventusit. Sipas tyre, Juventusi do të paguajë nëntë milionë euro si dëmshpërblim nënkampionit të Anglisë, ndërsa bazuar në performancat e argjentiasit, kjo vlerë mund të rritet deri në 12 milionë euro. 

Ish lojtari i Manchester United dhe West Ham United, Tevez, do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me kampionin e Italisë, ndërsa do të fitojë 5.5 milionë euro për stinor. 

Tevez ka shënuar 74 gola në 148 ndeshje për Manchester Cityn, derisa asnjëherë nuk është regjistruar si golashënues për ekipin nga Etihad në Ligën e Kampionëve.

Puna e drejtuesve të rinj të Juventusit është vlerësuar për çdo lakmi krahasuar me ata të vjetrit. Marotta ka arritur në këto dy vite të sigurojë Carlos Tevez, Fernando Llorente, Arturo Vidal, Paul Pogba dhe Andrea Barzagli për totalin e 22 milionë eurove, derisa ish menaxherët kishin paguar vetëm për brazilianin që tashmë është braktisur nga Juventus, Felipe Melo, 30 milionë euro, kur e kishin transferuar nga Fiorentina! 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League