UEFA

NTV Spor
Feneri dënohet nga UEFA
25 June, 2013 @20:02
Klubi turk, Fenerbahçe, është dënuar nga UEFA-ja me 2+1 vjet ndalesë pjesëmarrjeje në garat europiane. Klubit turk ky dënim i ka ardhur për shkak të dyshimit të kurdisjes së ndeshjeve në vitet paraprake.
Viti shtesë (+1) do të hyjë në fuqi nëse në pesë vitet e ardhshme vërtetohet se Fenerbahçe ka qenë pjesë e kurdisjeve.
Kanarinat e Stambollin kanë të drejtë të ankohen në CAS (Gjyq Arbitrar Sportiv) për vendimin e UEFA-së deri më datën 15 korrik.
Fenerbahçe stinorin e fundit e ka përfunduar si nënkampion i Turqisë, fitues i Kupës dhe gjysmëfinalist i Europa League.