TURQI

REUTERS
Bilic në Besiktas
25 June, 2013 @11:47
Ish trajneri i përfaqësueses kroate dhe Lokomotivës së Moskës, Slaven Bilic, në dy vitet e ardhshme do të udhëheq Besiktasin nga Stambolli.
Kroati i cili nuk kaloi mirë me ekipin e tij, Lokomotivën, prej korrikut do të merr udhëheqjen e njërit ndër klubet më të mëdha të Turqisë.
Bilic, 45 vjeçar, sipas mediave turke pritet të aterojë në Stamboll pasnesër për të zyrtarizuar detyrën e tij të re.
Pas karrierës së kënaqshme me Kroacinë, Bilicit nuk i eci mirë si trajner me ekipin e tij të parë, Lokomotivën e Moskës, pasi që përfundoi në vendin e nëntë të ligës elite ruse. Ai ka qenë në biseda me disa klube nga Bundesliga dhe Premier League e Anglisë, mirëpo, pas ofertës nga shqiponjat e Stambollit, ai i pranoi këta të fundit, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Bilic është trajneri i dytë kroat që do të operojë në Superligën turke këtë stinor, pasi që prej stinorit të kaluar aty operon edhe Robert Prosinecki.