Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEP

Detyra e vështirë

REUTERS

Detyra e vështirë


24 June, 2013 @13:55

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është zyrtarizuar si trajner i ri i Bayernit pas konferencës së parë për shtyp të mbajtur pak minuta më parë në Mynih. “E pranoj, pak jam i shqetësuar, pasi që Bayern ka fituar gjithçka në stinorin e fundit. Do të jetë tepër vështirë, mirëpo për këtë unë jam trajner dhe kam pranuar këtë detyrë,” ka thënë në mes tjerash 42 vjeçari Guardiola, që në katër vite të udhëheqjes së Barcelonës ka fituar 14 trofe.

Stërvitjet e para të Bayernit para stinorit të ri do të mbahen të mërkurën dhe parashikohet që rreth 30 mijë tifozë të jenë të pranishëm gjatë seancës së parë stërvitore nën trajnerin e ri, Guardiola.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga