GOALMACHINE

REUTERS
Rekorderi Suarez
24 June, 2013 @8:45
Fitorja e thellë e mbrëmshme e Uruguajit ndaj Tahitit përveç kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, ka sjellë edhe një rekord.
Luis Suarez që hyri në minutën e 69-të të ndeshjes me dy golat e tij të shënuara në minutat 82 dhe 90 ka arritur që të thyej rekordin e Diego Forlanit, prej 35 golave për përfaqësuesen latinoamerikane.
Suarez mbrëmë ka shënuar golin e 35-të dhe të 36-të me përfaqësuese dhe prej sot ai e mban epitetin e golashënuesit më të mirë në përfaqësuese.
Uruguaji në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave do të takohet me Brazilin.