PROMOVIMI

lanoticia.com
Almeria zë trenin e fundit
23 June, 2013 @9:49
Dy gola të brazilianit Charles kanë vulosur kalimin e Almmerias në La Liga. Në fakt skuadra e Javi Garcias kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Gironas si mysafir 1-0, por mbrëmë me fitore 3-0 në terrenin e vetë, Juegos Mediterraneos, kanë festuar me plotë meritë kthimin në elitën spanjolle.
Aleix Vidal në minutën e 17-të ka ngritur në epërsi Almerian, derisa në pjesën e dytë ka shpërthyer braziliani Charles, që shoi çdo ëndërr të Gironas për La Liga.
Kështu, Almeria bëhet skuadra e fundit që i bashkohet karavanit që udhëton për Primera Division, pas Elches dhe Villarealit.