KONE

REUTERS
Në skuadër të madhe
23 June, 2013 @9:02
Arouna Kone, sulmuesi i Wigan Athletic, që humbi statusin e skuadrës së Premier League këtë stinor, ka dhënë sinjale se do të kalojë në një ekip të Liverpoolit.
“Njeriu gjithmonë ka ambicie si futbollist dhe unë nuk e kam ndërmend të luaj në ligën e dytë angleze. Unë synoj të luaj në njërën ndër skuadrat më të mira angleze,” ka thënë Kone 29 vjeçar për The Sun sot.
Kalimi i Roberto Martinez (ish trajneri i Kones) te Evertoni si dhe kërkimi i Liverpoolit për një sulmues të mirë rezervë - janë aryset të cilat çojnë ujë në mullirin e qytetit të Liverpoolit; por deri më tani më konkret ka qenë skuadra e Crystal Palace që ka bërë ofertë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë që shënoi 13 gola në Premier League me Wigan Athletic prej se erdhi nga skuadra spanjolle, Levante.