ISCO

REUTERS
Pranë Real Madridit
22 June, 2013 @18:24
Pas paraqitjeve të mrekullueshme në Kampionatin Europian U-21 dhe stinorit fantastik me Malagën, Isco, është bërë futbollisti më i kërkuar në Europë.
Sipas njoftimeve të fundit nga Marca dhe AS, talenti spanjoll është tepër afër Real Madridit dhe spekulimet e kalimit të tij në Manchester City, kanë filluar të bien në ujë.
Këto gazeta kanë bërë të ditur se drejtori sportiv i Realit, Zinedine Zidane, ka insistuar te kryetari Florentino Perez, për transferimin e këtij djaloshi.
Kështu, bëhet e ditur se Malaga ka pranuar ofertën 30 milionëshe të Realit, ndërsa Isco do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me madrilenët derisa si pjesë e marrëveshjes, krahu rus Denis Cheryshev do të kalojë si huazim në Malaga.