TORRES

REUTERS
Tifoz i Tahitit
21 June, 2013 @15:44
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka lëvduar përfaqësuesen e Tahitit, pas paraqitjes së tyre ndaj Spanjës mbrëmë.
Torres që shënoi katër gola në fitoren prej 10-0 të Spanjës ndaj Tahitit ka thënë se, kjo përfaqësuese meriton çdo respekt.
“Kemi luajtur me dhjetëra kombëtare të nivelit të ultë, por shumica prej tyre për të na ndalur kanë përdorur agresivitetin, ashpërsinë dhe nuk kanë treguar aspak futboll në fushë. Tahiti ka qenë shembull. Ata duan të luajnë futboll dhe përkundër rezultatit në asnjë moment nuk kanë ndalur mënyrën e lojës së tyre,” ka thënë Torres, transmetojnë mediat spanjolle.
“Ne nuk i kemi poshtëruar ata. Ne kemi luajtur futboll aq sa për të shënuar gola. Nuk kemi bërë gjëra poshtëruese në fushë. është normale që e gjithë tifozëria në stadium ishte në krah të tyre. Edhe unë prej sot jam tifoz i tyre,” ka thënë ndër të tjera sulmuesi i Chelseat, duke e vlerësuar ndeshjen e mbrëmshme të Kampionit Botëror ndaj njërës ndër përfaqësueseve më të dobëta në botë.