CONFEDERATIONS

REUTERS
Forlan, mban gjallë Uruguajin
21 June, 2013 @8:18
Ish sulmuesi i Manchester Unitedit, tash i Interit, Diego Forlan, ka shënuar golin e fitores për Uruguajin sot heret në mëngjes, për t’ia ‘garantuar’ vendit të tij gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.
Uruguaji mposhti Nigerinë 2-1, derisa Forlan regjistroi paraqitjen jubilare të 100-të për përfaqësuesen.
Uruguaji kishte kaluar në epërsi me golin e kapitenit, Diego Lugano, por ishte mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel që barazoi për kampionin afrikan, Nigerinë.
Forlan nuk kishte shënuar në 12 paraqitjet e fundit për Uruguajin, por zgjodhi kohën më të mirë për të shënuar golin e tij të 34-të në minutën e 51-të të ndeshjes për të ‘dërguar’ gjysmëfinalistin e Kampionatit Botëror në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.
Uruguaji pret fitore të sigurtë ndaj amatorëve të Tahitit në ndeshjen e fundit të Grupit B, derisa Nigeria do të përballet me Spanjën e pamposhtshme në 22 ndeshjet e fundit, në të gjitha garat.
XHIROJA E FUNDIT E GRUPIT B:
Spanja - Nigeria | |||
Uruguaji - Tahiti |
KUPA E KONFEDERATAVE/ TABELA E GRUPIT B
1 | Spanja | 6 pikë | ||
2 | Nigeria | 3 pikë | ||
3 | Uruguaji | 3 pikë | ||
4 | Tahiti | 0 pikë |