HAJNIA

REUTERS
Vidhet Spanja në Brazil!
20 June, 2013 @20:09
Gjashtë lojtarëve spanjoll u janë vjedhur para nga dhomat e hotelit në Recife, derisa ata ishin në ndeshje ndaj Uruguajit në stadium.
Këtë, futbollistët, në mesin e të cilëve edhe Gerard Pique, e kanë vërejtur pas ndeshjes dhe e kanë paraqitur rastin në polici.
“Kemi njohuri për raportin policor dhe jemi në kontakt edhe me ekipin,” ka thënë zëdhënësi i FIFA-së, Pekka Odriozola, në konferencën e sotme për shtyp.
“Presim përgjigje nga autoritetet braziliane. Nuk i kemi të gjitha detajet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.”
Sonte, Spanja ndeshet me Tahitin në ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Konfederatave, derisa ndeshjen e parë ndaj Uruguajit e fituan.