DI NATALE

REUTERS
Asgjë me rossonerët
20 June, 2013 @12:29
Gazzetta dello Sport në mëngjes sot doli me njoftimin se sulmuesi veteran i Italisë, Antonio Di Natale, ka udhëtuar në Milano për të diskutuar kalimin e mundshëm.
Mirëpo, vetëm disa orë më pas, zëvendës kryetari i milanezëve, Adriano Galliani, ka demantuar të gjitha këto.
“Ky tregim është i pabazë,” i ka thënë Galliani Sport Mediasetit.
Di Natale i cili përkundër moshës është në formë të jashtëzakonshme, ka kontratë me Udinesen deri në qershor të vitit 2014.