UEFA

Kryeqendra e UEFA-së në Nyon të Zvicrës/uefa.com
UEFA, shorti të hënën
19 June, 2013 @15:07
Shorti për raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Europa League për stinorin e ri 2013/14, do të mbahet të hënën e ardhshme.
Në shtëpinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës, do të mësohen dy xhirot e para të raundit kualifikues për skuadrat që do të luftojnë gjatë verës për një vend në këto gara.
Kështu ka bërë të ditur sot UEFA-ja përmes një deklarate zyrtare me shkrim.
Prej ekipeve shqiptare, shpresat më të mëdha për kualifikim të mëtutjeshëm japin kampioni i Shqipërisë, Skenderbeu dhe Kukësi.