PSG

REUTERS
Capello në Francë!
19 June, 2013 @11:12
Edhe L’Equipe edhe Le Parisien pohojnë se trajneri italian, Fabio Capello, është afër nënshkrimit të marrëveshjes me kampionin e Francës, Paris St Germain.
Pasi që trajneri aktual, Carlo Ancelotti, është i vendosur që të shkojë për në Real Madrid, kryetari i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi është kthyer për në Paris për të shikuar mundësitë dhe sipas raporteve nga këto gazeta duket se Capello, po lëviz.
Ish trajneri i Milanit, Juventusit, Romës dhe Real Madridit, Fabio Capello, do të përdorë klauzolën e lirimit nga kontrata me Federatën e Futbollit të Rusisë, që kushton 3 milionë euro.
Capello 67 vjeçar është njëri ndër trajnerët më të dekoruar në futboll me pesë tituj kampioni në Itali, dy në Spanjë, një Ligë të Kampionëve dhe një Superkupë Europiane.