BRAZILI 2014

Google Images
Edhe Australia në Brazil!
18 June, 2013 @14:00
Tetëdhjetë mijë shikues euforik nuk i ndau as shiu nga stadiumi ANZ në Sidnej sot, kur përfaqësuesja e Australisë që kishte nevojë për fitore, mposhti Irakun për të siguruar Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Përkundër se erdhi vonë, goli erdhi dhe tre pikët nga ndeshja ndaj Irakut me golin e Josh Kennedyt në minutën e 83-të ia siguruan kengurëve Botërorin.
Kennedy, futbollist i cili luan për skuadrën japoneze Nagoya, është futur në minutën e 78-të në ndeshje për të zëvendësuar Tim Cahillin - dhe pas pesë minutave shënoi golin që çon ishullin juglindor të tokës në Brazil.
Të udhëhequr nga trajneri gjerman Holger Osieck, australianët arritën fitoren e tretë në Grupin B, që edhe matematikisht ua siguron atyre - Brazilin 2014.
Me fitore ndaj Irakut, Australia u bë përfaqësuesja e dytë në botë, që pas Japonisë siguroi Kampionatin Botëror që do të mbahet verën e ardhshme në Brazil.
Australia ka siguruar kështu Botërorin e tretë me radhë, ndërsa të katërtin në histori të këtij vendi. Më parë Australia ka marrë pjesë vetëm në këto Kampionate Botërore, Gjermania 74’, Gjermania ‘06 dhe Afrika Jugore ‘10.
REGJIONI I AZISË DHE OQEANISË: GRUPI B
1 | Japonia | 17 pikë | ||
2 | Australia | 13 pikë | ||
3 | Omani | 9 pikë | ||
4 | Jordani | 7 pikë | ||
5 | Iraku | 5 pikë | ||
6 | Dy skuadrat e para nga Grupi B kualifikohen direkt, ndërsa vendi i tretë luan barazh me të tretin e Grupit A. |
BRAZILI 2014:
1 | Deri më tani Brazilin 2014 e kanë siguruar: Brazili (vendas), Japonia dhe Australia. |