BIGLIA

rsca.be
Me Lazion në Botëror
18 June, 2013 @9:02
Lucas Biglia, njëri ndër futbollistët më të mirë të Anderlechtit është pranë kalimit në Lazio.
Mesfushori kreativ 27 vjeçar beson se me kalimin e tij në një ligë më të fortë do të mund të sigurojë një vend në përfaqësuesen argjentiase.
“Jam i gatshëm të tregohem. Lazioja është klub perfekt për mua,” citohet të ketë thënë Biglia për belgen Voetbalkrant.
“Duke luajtur në Itali do të kem rast më të madh që të tentoj për të zënë një vend në përfaqësuese para Kampionatit Botëror,” ka shtuar Biglia.
Lazio, ku luan edhe gjakovari Lorik Cana, ka fituar Kupën e Italisë në stinorin e fundit dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.