FIGUEROA

REUTERS
Mbetet në Premier League
17 June, 2013 @15:44
Maynor Figueroa është transferi më i ri i Hull Cityt. Hull që u promovua në Premier League muaj më parë, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mbrojtësin nga Hondurasi.
Figueroa 30 vjeçar, ka qenë pjesë e pandashme e 11-shes së parë të Wigan Athleticut, skuadër kjo që sivjet ra në ligën e dytë angleze, Championship.
Figueroa ka pasur 41 paraqitje me Wiganin stinorin e kaluar në të gjitha garat, mirëpo ka huqur finalen e FA Cup të cilën tanimë ish ekipi i tij e fitoi ndaj Manchester Cityt, pasi që ishte i lënduar.
Lojtari i përfaqësueses së Hondurasit iu pat bashkuar radhëve të Wiganit në janar të vitit 2008.