Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI

S’lëviz Lewandowski

REUTERS

S’lëviz Lewandowski


17 June, 2013 @15:15

Polaku i përfolur shumë këtë afat kalimtar, Robert Lewandowski, nuk do të shkojë askund. Kështu ka deklaruar menaxheri gjeneral i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, për të përditshmen gjermane, Suddeutsche Zeitung. 

“Roberti definitivisht do të luaj për Borussia Dortmundit stinorin që vjen. Neve na duhet kjo siguri për të aplikuar planin tonë,” është cituar të ketë thënë Watzke për gazetën në fjalë. 

Lewandowski i cili ka shënuar 54 gola në 98 ndeshje të Bundesligës dhe është lojtari i parë që ka arritur sukses historik duke u bërë sulmuesi i parë që në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka shënuar katër gola. Ai të katër golat e tij ia pat shënuar Real Madridit në Westfalen. 

Interesimi më i madh për sulmuesin polak ka ardhur nga rivali gjerman, Bayern Munchem, ndërsa Dortmund planifikon atë ta shes jashtë Gjermanisë, pasi që në stinorin tjetër Lewës i përfundon kontrata me Dortmundin. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga