100

REUTERS
Pirlinho
17 June, 2013 @9:18
Andrea Pirlo ka përjetuar festë të vërtetë në ndeshjen e 100-të të tij me kombëtaren italiane.
Mesfushori i Juventusit ka shënuar gol maestral nga gjuajtja e lirë, ndërsa në fund është shpallë edhe lojtari i ndeshjes Italia-Meksiko, të cilën e fituan italianët.
“Më thërrisnin Pirlinho!”, ka thënë ai i entuziazmuar pas ndeshjes.
“Natë e mrekullueshme për të regjistruar paraqitjen e 100-të. Posaçërisht në stadiumin historik, Maracana, ku më thërrisnin Pirlinho. Kjo ka qenë diçka që kam mundur ta ëndrroj deri më tani,” ka përshkruar Pirloja atmosferën dhe ndjenjat e tij gjatë ndeshjes.
Italia ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave ndaj Meksikos mbrëmë, ndërsa Pirlo i është bashkuar Klubit 100 të Azzurrëve.