MORINA

Ndahet nga Drita
17 June, 2013 @13:11
Drita ka mbetur pa trajnerin e saj të deritashëm, Arbnor Morina. Morina, i cili ka udhëhequr këtë stinor me ekipin gjilanas i ka dhënë fund marrëveshjes me ekipin bardhë-e-kaltër pasi që në negociatat për stinorin e ri nuk kanë arritur pajtimin.
“Kam ndërprerë bashkëpunimin me Dritën pasi që zyrtarët e saj nuk janë treguar serioz,” citohet të ketë thënë Morina për agjencionin e lajmeve Kosova Press.
Drita ka përfunduar edicionin 2012/13 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në vendin e shtatë të tabelës me pikë të njejta sikurse Trepça në vendin e gjashtë, 45.
Bilanci i Dritës gjatë 33 xhirove të kampionatit të përfunduar është: 11 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje.