Mr. GOL

REUTERS
Suarez rekorderi
17 June, 2013 @9:55
Luis Suarez, sulmuesi uruguajan i Liverpoolit, ka shënuar një gol maestral nga gjuajtja e lirë sot heret në mëngjes ndaj Spanjës.
Goli i tij vetëm zbuti humbjen e përfaqësueses së tij, por për atë personalisht do të thoshte shumë.
Ai tashmë ka arritur Diego Forlanin me 33 gola të shënuara në histori të kombëtares jugamerikane dhe prej tash e tutje me 26 vjet që i ka - nuk ka kush ta ndalë drejt rekordeve, pasi Forlan është shumë më i vjetër dhe më nuk është standard në përfaqësuese.
Suarez, i cili debutoi me Uruguajin në shkurt të vitit 2007 nga 65 ndeshje, 50 i ka filluar në përbërjen e parë. Prej 33 golave, 12 i ka shënuar në miqësore.
Suarez ka rekorde të ndryshme: golashënuesi më i mirë i huaj në histori të ligës holandeze për një stinor, 35 gola me Ajaxin; golashënuesi i dytë më i mirë pas Romarios me gola në total në ligën holandeze (Suarez 91, Romario 98); si dhe golashënuesi i dytë më i mirë i huaj në histori të Ajaxit (Suarez 111, Litmanen 133).