SULMI

REUTERS
Synimi i Liverpoolit
17 June, 2013 @15:35
Henrikh Mkhitaryan është synimi i radhës i Liverpoolit. Sulmuesi armenian i skuadrës ukrainase besohet të jetë synimi i radhës i trajnerit Brendan Rodgers për të krijuar sulmin shkatërrues me dyshen Suarez-Mkhitaryan.
Për ta lëshuar sulmuesin, ekipi ukrainas ka vendosur çmimin prej 30 milionë eurove - gjë që për Liverpoolin nuk paraqet problem, ka njoftuar BBC pak më parë.
Mkhitaryan ka shënuar 25 gola për Shakhtarin në stinorin e kaluar, ndërsa përveç Liverpoolit atë e kërkojnë Juventus dhe Borussia Dortmund.