KOSCIELNY

REUTERS
Kërkohet nga Barça dhe Bayern
18 June, 2013 @8:43
Mbrojtësi i përfaqësueses françeze, Laurent Koscielny, disa herë u përfol deri më tani për një kalim të mundshëm te ndonjëra nga skuadrat që synojnë tituj.
Deri më tani në kombinim kanë qenë Paris St Germain, Monaco, Bayern dhe Barcelona.
Mirëpo, mbrëmë agjenti i mbrojtësit që mbron ngjyrat e Arsenalit të Londrës ka konfirmuar se edhe pse jo zyrtarisht, Barcelona dhe Bayern, kanë shprehur interesim për 27 vjeçarin.
“Laurent është pjesë e listave të ngushta të dy skuadrave shumë të mëdha. Barça dhe Bayern nuk e kanë kontaktuar Arsenalin, por mund t’ju them se ai është te lista e ngushtë e këtyre skuadrave,” i ka thënë agjenti i lojtarit, Courbis, kanalit televiziv Eurosport.
Besohet se Arsenal do të kërkojë afro 30 milionë euro për ta liruar lojtarin. Koscielny muaj më parë kishte thënë për Eurosportin se mund të largohet nga Arsenal pasi që dëshiron të fitojë tituj në futboll. Arsenali që nga viti 2005 nuk ka fituar asnjë trofe!