BOATENG

REUTERS
Rrugës për Monaco!
18 June, 2013 @12:01
Përkundër përfoljeve se Monaco është duke e shikuar mundësinë për të transferuar Robinhon ose Stephan El Shaarawyn, duket se françezët kanë vërë syrin te mesfushori kreativ i rossonerëve, Kevin-Prince Boateng.
Kështu ka njoftuar pak më parë kanali televiziv, Sky Italia, që ka dhënë detaje për udhëtimin e sotshëm të Adriano Gallianit për në Monaco, për të dëgjuar ofertat e klubit të miliarderit rus për mesfushorin ganez.