ARSENAL

REUTERS
Higuain në Londër!
18 June, 2013 @9:50
Sulmuesi argjentias i Real Madridit, Gonzalo Higuain, është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Arsenalin.
Sipas të përditshmes londineze, The Daily Mail, Higuain do t’i bashkohet radhëve të topçinjëve për një shumë prej 25 milionë eurove, që do të bëhet rekord transferi i Arsenalit.
Gjithashtu, e përditshmja shkruan se argjentiasi është pajtuar për një rrogë javore prej 150 mijë funtave dhe i ka dhënë fjalë drejtuesve se nuk do të kërkojë rrogë më shumë.