BRAZILI 2014
REUTERS
Irani dhe Korea sigurojnë Botërorin
18 June, 2013 @22:09
Korea Jugore përkundër se ka humbur sot ndeshjen e fundit kualifikuese në vend të vetë nga Irani 0-1, ka arritur që vetëm në saje të golaverazhit të sigurojë një vend në Brazil 2014.
Uzbekistani, që me fitore ndaj Katarit 5-1, arriti t’i mbledhë po aq pikë sa Korea Jugore, i mungoi edhe një gol për të shkuar direkt në Brazil. Ata tash duhet të luajnë ndeshjen e barazhit për paraqiten e parë të tyre në festën e futbollit botëror.
Irani ka arritur të shënojë fitore ndaj Koresë Jugore me anë të golit të shënuar nga Reza Ghoochannejhad në minutën e 60-të, e mjaftueshme kjo për përfaqësuesen e udhëhequr nga ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, për sigurimin e drejtimit - via Brazil.
Edhe Jordani ka siguruar barazhin me fitore ndaj Omanit që udhëhiqet nga ish futbollisti i PSG-së, Paul Le Guen.
SQARIM:
Dy vendet e para nga Grupi A dhe B, shkojnë direkt, ndërsa vendet e treta luajnë barazhin mes veti për të kompletuar vendin e fundit që shkon për Brazil 2014 nga Zona e Azisë dhe Oqeanisë. |
KUALIFIKIMET PËR BRAZILI 2014/ ZONA AZI DHE OQEANI/ GRUPI A:
1 | Irani | 8 ndeshje | 16 pikë | |
2 | Korea Jugore | 8 ndeshje | 14 pikë | |
3 | Uzbekistani | 8 ndeshje | 14 pikë | |
4 | Katari | 8 ndeshje | 7 pikë | |
5 | Libani | 8 ndeshje | 5 pikë |
KUALIFIKIMET PËR BRAZILI 2014/ ZONA AZI DHE OQEANI/ GRUPI B:
1 | Japonia | 8 ndeshje | 17 pikë | |
2 | Australia | 8 ndeshje | 13 pikë | |
3 | Jordani | 8 ndeshje | 10 pikë | |
4 | Omani | 8 ndeshje | 9 pikë | |
5 | Iraku | 8 ndeshje | 5 pikë |