EURO U-21 FINAL

REUTERS
Dominimi i një filozofie
18 June, 2013 @21:57
Spanja ka arritur të ruaj titullin e më të mirit në Europë edhe për moshat nën 21 vjet. Ata mposhtën në finale Italinë 4-2.
Ndeshja e zhvilluar në Jerusalem i takoi tërësisht spanjollëve, të cilët me dominim në posedim dhe me lojë të ngjajshme si seniorët, nuk i jepnin rast Italisë që të takohet me topin.
Futbollisti i Barcelonës, Thiago Alcantara, ka arritur të shënojë hat-trick që në pjesën e parë të finales së të rinjve ndërsa ndeshja ka përfunduar 4-2 në favor të furisë së kuqe.
Në gjysmëfinale Italia kishte mposhtur Holandën 1-0, derisa Spanja kishte deklasuar Norvegjinë 3-0. Thiago i Barcelonës, i cili po kërkohet edhe nga David Moyes i Manchester Unitedit, është zgjedhur futbollisti i ndeshjes finale - derisa Spanja vazhdoi dominimin në futboll.