SHORTI

REUTERS
3 derbi në 5 xhirot e para!
19 June, 2013 @10:21
Trajneri i ri i Manchester Unitedit, David Moyes, nuk do ta dëshironte një fillim të tillë në Premier League.
Skuadra e tij do të ketë tre derbi në pesë xhirot e para të Premier League dhe do të jetë një test i vërtetë për të në krye të djajve të kuq.
Manchester United ndeshet me Chelsean në xhiron e dytë, Liverpoolin pas saj dhe me Manchester Cityn në xhiron e pestë të kampionatit.
Chelsea, do të ketë dy ndeshje të vështira në fillim, ku përveç Manchester United, do të takohet edhe me Tottenham Hotspurs në xhiron e pestë - që duket të jetë fillim jo edhe aq i lehtë për Jose Mourinhon.
Manchester City në pesë takimet e para do të ketë vetëm derbin lokal, që për Manuel Pellegrinin do të jetë start i favorshëm në Angli.
Ndërsa Arsenali i Arsene Wengerit, që është minuta para zyrtarizimit të Gonzalo Higuainit si sulmues i ri i skuadrës, do të ketë derbin e madh ndaj Tottenhamit si ndeshje e vetëm problematike në pesë xhirot e para. Derbi i veriut të Londrës luhet në xhiron e tretë.
XHIROJA E PARË E STINORIT 2013/14 NË PREMIER LEAGUE (17 GUSHT 2013):
Arsenal v Aston Villa, Chelsea v Hull, Crystal Palace v Tottenham, Liverpool v Stoke, Man City v Newcastle, Norwich v Everton, Sunderland v Fulham, Swansea v Man Utd, West Brom v Southampton, West Ham v Cardiff |