CARROLL

REUTERS
Zyrtarizon kalimin në Londër
19 June, 2013 @15:57
Sulmuesi i përfaqësueses angleze, Andy Carroll, ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare për ekipin nga Londra, West Ham United.
Ai do të fitojë 100 mijë funta në javë, për këto gjashtë vjet.
”Është fantastike. Kalova mirë këtu stinorin e kaluar dhe tash do të jem permanent i juaji,” ka thënë Carroll gjatë zyrtarizimit të tij si lojtar i West Hamit.
Ai kishte kaluar stinorin e kaluar si huazim nga Liverpooli në ekipin e Sam Allardyce-it dhe me shtatë golat e tij, i kishte ndihmuar ekipit që të qëndrojë jashtë rrezikut për rënie nga elita e Premier League. Kalimi i tij i ka kushtuar West Hamit, 16 milionë funta.