Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISCO

Më i miri në Europë!

REUTERS

Më i miri në Europë!


19 June, 2013 @15:23

Mesfushori i shumëkërkuar i Malagës, Isco, edhe njëherë ka arsyetuar cilësitë e tij dhe nuk është çudi që po kërkohet nga ekipet e pasura europiane. 

Isco, është shpallur zyrtarisht futbollisti më i mirë i Kampionatit Europian U-21 në futboll të mbajtur në Izrael, që përfundoi dje me fitoren e Spanjës në finale ndaj Italisë. 

Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munchen, janë vetëm disa nga ekipet që kanë kërkuar shërbimet e mesfushorit fantastik 21 vjeçar të Malagës. 

Isco arriti që Malagën ta shpiejë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që në stinorin debutues të tyre. 

Ai ka shënuar nëntë gola vetëm në La Liga këtë stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga