NEYMAR

REUTERS
Dy ndeshje - dy gola me volej
19 June, 2013 @22:50
Neymar është maestral. Djaloshi i ri që nënshkroi me Barcelonën javë më parë, ka shënuar një gol me volej në minutën e nëntë të takimit, ndërsa pas një lëvizjeje superiore në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i lënë me gishta në gojë dy mbrojtës meksikan, ka gjetur Jo-në, që shënoi në gol të zbrazët për rezultatin përfundimtar 2-0.
Asi i ri brazilian edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij fenomenale në ndeshje, përfshirë këtu edhe njerëzore, duke mos pasur asnjë konflikt me kundërshtarët përkundër starteve të ashpra të tyre ndaj tij, ndërsa në anën tjetër pandërprerë ka motivuar bashkëlojtarët e tij gjatë ndeshjes.
Brazili me fitoren e radhës ndaj Meksikos në Kupën e Konfederatave ka siguruar gjysmëfinalen, derisa ndeshjen e fundit të Grupit A, ndaj Italisë, do ta luaj për të përcaktuar fituesin e grupit.