CONFEDERATIONS CUP

REUTERS
Edhe Italia në gjysmëfinale
20 June, 2013 @1:54
Pas Brazilit, edhe Italia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave. Përfaqësuesja nga Gadishulli Apenin doli e pamposhtur nga dueli i golave kundër Japonisë, të cilën e mposhti me rezultat 4-3.
Keisuke Honda në minutën 21’ nga pika e bardhë e filloi serinë e golave, ndërsa 12 minuta më vonë Sinji Kagawa e dyfishoi epërsinë për aziatikët. Goli i italianëve në pjesën e parë erdhi në minutën e 41’ kur Daniele De Rossi e ngushtoi epërsinë e Japonisë në 2-1.
Në pjesën e dytë me autogolin e Atsuto Uchidas (50’) dhe me golin nga penalltia të Mario Balotellit (52’) epërsia shumë shpejtë u kthye në të mirë të Italisë, mirëpo kjo zgjati deri në minutën 69’ kur Shinji Okazaki e barazoi rezultatin në 3-3.
Së fundi fjalën përfundimtare e tha i inkuadruari në lojë, Sebastian Giovinco, i cili me golin e tij në minutën 86’ të ndeshjes ia siguroi fitoren ekipit të tij.
Italia tani ka 6 pikë të tubuara nga dy ndeshjet e para, sikurse që ka edhe Brazili, me të cilin do ta luajë ndeshjen e fundit grupore vetëm për të siguruar pozitën e parë pasi që të dy përfaqësueset tanimë e kanë regjistruar emrin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.
Video
Tabela e grupit A ─ KUPA E KONFEDERATAVE
1 | Brazili | 2-0-0 | +5 | 6 pikë |
2 | Italia | 2-0-0 | +2 | 6 pikë |
3 | Meksika | 0-0-2 | -3 | 0 pikë |
4 | Japonia | 0-0-2 | -4 | 0 pikë |