VILLAS BOAS

REUTERS
Bale s’lëviz
20 June, 2013 @14:03
Tottenham do të forcohet edhe më tepër. Përkundër interesimit të Real Madridit dhe përafrimit të tyre në blerjen e mesfushorit uellsian të Tottenhamit, Gareth Bale, në fund nuk do të ketë lëvizje.
Kështu, së paku, ka thënë trajneri portugez i Tottenhamit, Andre-Villas Boas, i cili në një prononcim për të përditshmen spanjolle, Marca, ka thënë se e ka marrë fjalën e kreut të klubit londinez, Daniel Levy, se Bale do të mbetet në Londër.
Gareth Bale ka qenë njeriu kyq i Tottenhamit këtë stinor, ndërsa në fund të stinorit është shpallur edhe lojtari më i mirë i Premier League-së angleze.