SPANJA E RE

REUTERS
Xavi-Iniesta-Alonso, në pension!
Shkruan: Andy West/BBC
20 June, 2013 @15:47
Edhepse janë shumë futbollistë që parakalojnë në gjeneratën perfekte të Spanjës, e cila është Kampion Botëror dhe Europian në futboll, baza e suksesit të ekipit në vitet e fundit është mesfusha dhe yjet e saj si Sergio Busquests, Xabi Alonso, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.
SUPERGJENERATA
Derisa Busquets qetësisht mbron katërshen e mbrojtjes, Alonso kryen pasimet në këmbë përgjatë parkut mesfushor. Xavi jep lehtësi dhe stil në lidhjen në mes të mesfushësh dhe sulmit, kurse Iniesta jep magjinë e tij përreth zonës së rrezikshme për të shkatërruar kundërshtarin.
Katërshja në përgjithësi ka mbledhur 369 paraqitje me përfaqësuesen spanjolle, ndërsa ka menaxhuar në fushë me një dominim që ka bërë revolucion në futboll.
Lajmi i keq për Spanjën dhe i mirë për tërë botën është se tre nga ky grup lojtarësh pas Brazilit 2014, vështirë se do të mund të marrin pjesë në Botërorin tjetër.
Alonso 31, Xavi 33 dhe Iniesta 29 vjeçar - po i afrohen fundit të karrierës. Por…
Super dominimi spanjoll te Kampionati Europian i të rinjëve U-21 ka nxjerrë në pah treshen që do t’i zëvendësojë këta. Natyrisht, askush s’mund të bëhet i njejtë me askë, por këta janë tre djelmosha që do të kryejnë detyrat për Spanjën e re.
KUSH E PËRBËN TË ARDHMEN?
Xabi Alonso i ri është Asier Illarramendi. Illarramendi tërë karrierën e tij e kaloi në Real Sociedad dhe i ka vetëm 23 vjet. Ka gjasa të kalojë në Arsenal. është mesfushor që mban topin dhe mund të thuhen lirisht gjëra të njejta sikurse për Xabi Alonson. Ai është ritmi i ekipit dhe dikton lojën. Ka qenë njëra ndër arsyet kryesore pse Real Sociedad ka arritur befasisht të gjejë një vend në Ligë të Kampionëve këtë stinor.
Xavi i ri është Thiago Alcantara. Djali i Mazinhos, futbollistit që fitoi Kupën e Botës me Brazilin në SHBA 1994. Ai ka qenë kapiten i përfaqësueses spanjolle në Kampionatin e të rinjëve të Europës, ndërsa ka shënuar hat-trick në finale! Teknik, i lëvizshëm dhe me kthim si shfletim librash, Thiago, ka kohë që konsiderohet në Camp Nou si Xavi i ri. Ai ka gjasa të kalojë sivjet në Manchester United.
Isco është Iniesta i ri. Djaloshi që shkëlqeu me Malagën në Ligë të Kampionëve. Djaloshi që u shpallë lojtari më i mirë i Kampionatit Europian U-21 të posapërfunduar. Ai është si hero. Isco është driblues maestral. Mund të prejë dhe të copëtoj një mbrojtje të tërë me një lëvizje. Ka pasim dhe shut, preciz. Për më shumë se Iniesta, ky shënon më shumë gola.
Nuk duket fundi i talentëve dhe sukseseve të Spanjës me çiftin e: Illarramendit, Thiagos dhe Iscos. Spanja ka të ardhme perfekte. (Përktheu dhe përshtati: D.S.)